Lajmi i fundit

Vjedhjet me '5D'/ Sot protesta e opozitës të bashkia e Tiranës

Shifrat e frikshme vazhdojnë në Kosovë, 8 viktima dhe 334 raste me Covid 19

Shifrat e frikshme vazhdojnë në Kosovë, 8 viktima dhe 334 raste me Covid 19

14:55, 03/11/2020
A+ Aa A-

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.621 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 334 raste pozitive dhe tetë viktima nga koronavirusi.

Instituti I Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 81 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.722 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.562.

Numri total i rasteve pozitive është 20.989 raste nga 98.769 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 705 raste të vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco