Tiranë, një i plagosur me armë kërkon ndihmë në spital, nuk tregon për autorin

Tiranë, një i plagosur me armë kërkon ndihmë në spital, nuk tregon për autorin

07:56, 03/11/2020
A+ Aa A-

Një person i plagosur në rrethana të panjohura ende ka kërkuar trajtim mjekësor në një nga spitalet e Tiranës. Ai është 31 vjeç dhe deklaroi se e kishin plagosur në këmbë me armë nga një person që nuk është identifikuar ende.

Policia tha se “më datë 2.11.2020, rreth orës 23:05, është njoftuar Salla Operative se në spital është paraqitur shtetasi L.H., 31 vjeç, i dëmtuar në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

31-vjeçari ka kallzuar se në rrugën “Don Bosko”, është plagosur me armë zjarri në këmbë nga një person ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor vijon punën për sekuestrimin e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco