Pronari i banesës kushëri me autorin e ekzekutimit të vëllait të Talo Çelës

Pronari i banesës kushëri me autorin e ekzekutimit të vëllait të Talo Çelës

23:19, 02/11/2020
A+ Aa A-

Një sasi tritoli shpërtheu mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së Skënder Hoxhës, në qytetin e Durrësit.

Hoxha mësohet se është kushëriri i Nuredin Dumanit.

Ky i fundit është shpallur në kërkim si autori i ekzekutimit të Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, në Elbasan.

Po kështu Dumani dyshohet të jetë ekzekutori i vëllezërve Haxhia, Viktor dhe Besmir Haxhia, në Durrës, por dhe ekzekutor i shtetasit Klevis Kapllani në Rrogozhinë pak kohë më parë.

Gjithashtu Dumani akuzohet edhe për vrasjen e Anxhelo Avdiaj dhe Dorian Shkoza, po në qytetin e Durrësit.

37-vjeçari, Nuredin Dumani akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajte pa leje” dhe ndaj tij gjykata e Elbasanit ka caktuar sot “arrest me burg”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco