Po mbahet peng…./ Zhdukja e 19 vjeçares shqiptare, vëllai merr një telefonatë anonime për motrën

Po mbahet peng…./ Zhdukja e 19 vjeçares shqiptare, vëllai merr një telefonatë anonime për motrën

18:12, 02/11/2020
A+ Aa A-

Prej dy javësh, familja në Greqi është në ankth pasi nuk ka asnjë gjurmë nga 19-vjeçarja shqiptare Artemis Vasili. Një telefonatë anonime në celularin e vëllait të saj nga një burrë i panjohur ngriti një tjetër pistë hetimi për vendndodhjen e saj.

Mesditën e 1 nëntorit, Aris Vasilis mori telefonatën ku i thonin se Artemis Vasili po mbahej peng nga disa të huaj në një apartament në Monastiraki.

Avokati i familjes Anastasios Dougas u informua menjëherë dhe kontaktoi kompaninë e sigurimit që po zhvillon hetimet për ngjarjen.

Familja e Artemis Vassilis bëri thirrje përmes emisionit “Dritë në Tunel” që kushdo që e sheh Artemis, të njoftojë menjëherë autoritetet përkatëse. Një shok klase i 19-vjeçares pretendoi se ai e pa atë pak para se gjurmët e saj të zhdukeshin duke thënë: “Unë e pashë atë të hipte në autobus …”

Ai shpjegoi se pa vajzën që po e prisnin disa persona, dy gra dhe një burrë. Ndërsa shoferi i autobusit që Artemis dyshohet se hipi shërben zonat e Koropi, Peania dhe Glyka Nera dhe tha:

“Çdo ditë bëj një rrugë të ndryshme. Unë gjithashtu u pyeta për punën time por nuk di asgjë. E premte, 16 tetor isha në këtë linjë deri në orën 10:30 të mbrëmjes. Kam filluar në dy e gjysmë. Me barrierat që na janë vënë për shkak të koronavirusit, nuk është e lehtë të vëzhgosh pasagjerët, të cilët nuk hyjnë më nga dera e përparme”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco