Detajet/ Grabiten gjatë natës një sasi e konsiderueshme parash në një banesë

Detajet/ Grabiten gjatë natës një sasi e konsiderueshme parash në një banesë

17:13, 02/11/2020
A+ Aa A-

Një grabitje është shënuar gjatë mëngjesit të së dielës në fshatin Shirgjan të Elbasanit.

Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur një sasi të konsiderueshme paundësh në banesën e shtetasit A.LL. Në momentin e grabitjes mësohet se në banesë nuk ka pasur asnjë person.

Elbasan

Në fshatin Shirgjan, Elbasan, në datën 31.10.2020, gjatë natës, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit A. Ll., 34 vjeç, ku autorët ende të paidentifikuar kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme në paund. Në momentin që ka ndodhur vjedhja nuk ka pasur asnjë person në banesë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco