Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Kush është 14 vjeçari shqiptar që u plagos dje nga tërmeti

Kush është 14 vjeçari shqiptar që u plagos dje nga tërmeti

16:05, 31/10/2020
A+ Aa A-

Një tërmet i fuqishëm goditi ditën e djeshme brigjet e Turqisë dhe disa ishuj grekë.

I plagosur në këtë tërmet prej 6.7 ballë mbeti edhe një 14 vjeçar shqiptar në ishullin grek të Samos.  

I mituri Eriko Mane, nga Fieri, pësoi lëndime serioze ndërsa u zu poshtë nga rrëzimi i një muri.

Ai u transportua menjëherë me helikoptër në spitalin e fëmijëve në Athinë ku ndodhet në gjendje të stabilizuar për jetë.

Në një komunikim për mediat, 14 vjeçari u shpreh:

“Ju falënderoj shumë që po më dërgoni mesazhe, edhe po kërkoni zgjidhje për mua. Faleminderit shumë dhe gjithçka do shkojë mirë”.

14-vjeçari raportohet se u operua në këmbë.

Mjekët thonë se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që fati u rezervua i keq për dy adoleshentë, një djalë dhe një vajzë, të cilët ndërruan jetë në ishullin grek të Samos.

Kjo pasi mbi ta u shemb një mur ndërsa po ktheheshin nga shkolla.

14 vjeçari shqiptar u vizitua ditën e sotme edhe nga ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga.

Image

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco