10 mijë euro gjobë biznesmenit në Tiranë, Gjykata lë në qeli autorin

10 mijë euro gjobë biznesmenit në Tiranë, Gjykata lë në qeli autorin

11:30, 31/10/2020
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës lë në qeli Fletur Zanin, 31 vjeçarin i cili u ndalua për shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie.

Zani i ka kërkuar nje biznesmeni shumën prej 10 mijë eurosh pasi do ti gjente shesh për ndërtimin e një pallati. Gjatë seancës gjyqësore prokuroria ka kërkuar arrest me burg ndërsa vetë i pandehuri ka pranuar kanosjen që ka kryer.

31-vjeçari ka pretenduar se i ka gjetur vendin për ndërtimin e pallatit, por biznesmeni ia ka dhënë një të njohur i të tij për të ndërtuar, duke shmangur kështu pagesën që i ka premtuar 31-vjeçarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco