Rrëfimi i studentit shqiptar në Izmir: Ishte llahtar, mua më kapi në katin e pestë…

Rrëfimi i studentit shqiptar në Izmir: Ishte llahtar, mua më kapi në katin e pestë…

09:10, 31/10/2020
A+ Aa A-

Ardit Barani është një nga shqiptarët që jeton në Izmir, e cila është edhe zona më e goditur nga tërmeti tragjik në Turqi ditën e djeshme.

Në një rrëfim për Abcnews.al ai tregon se në momentin që ra tërmeti ishte në katin e pestë të një godine.

 “Isha në shtëpi. Nuk po dija çfarë të bëja, nuk kisha nga ikja se isha në katin e pestë dhe qëndrova. Kur pushuan lëkundjet zbrita nga pallati. Ishte llahtari”, tregoi ai.

Studenti nga Shkodra tregon se pasi zbriti nga pallati veprimi që bëri ishte telefonimi i familjes.

 “I mora në telefon dhe u thash jam mirë. Do të dëgjoni që ka rënë një tërmet por jam mirë. Por nuk më besonin. Pasi dëgjuan lajmet më morën sërish dhe nuk po e besonin”. tha ai. Por si është gjendja e shqiptarëve të tjerë?

 “Jemi si kokrra e mollës. Të gjithë shokët me të cilët jam këtu, por edhe të tjerët që njoh janë shumë mirë. Nuk ka asnjë të lënduar”, vazhdon rrëfimin Ardit Barani.

Gjithashtu ai theksoi se natën e kaloi në çadër pasi zona e Izmirit pas tërmetit të fuqishëm ka regjistruar edhe 100 pasgoditje të tjera.

 “Shteti ka vendosur çadra në parqe, ka ndarë ushqime ushtria dhe këtu do ta kalojmë natën”, përfundoi ai.

Deri tani në Turqi numri i viktimave ka arritur në 25, ndërsa mbi 600 janë të lënduarit, teksa operacionit e kërkim shpëtimit vijojnë në Izmir.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco