Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Shqiptarja nga Izmiri: Po e kalojmë natën jashtë, kemi frikë nga pasgoditjet

Shqiptarja nga Izmiri: Po e kalojmë natën jashtë, kemi frikë nga pasgoditjet

22:22, 30/10/2020
A+ Aa A-

Shqiptarët që ndodhen në Izmir të Turqisë mbrëmjen e sotme po e kalojnë jashtë nga frika se tërmeti i fuqishëm që u regjistrua mesditën e sotme do të shoqërohet me pasgoditje të tjera të forta.

Fatmirësisht deri tani nuk raportohet për shqiptarë të lënduar nga shembjet e godinave. Enisilda Aga nga Shqipëria, që jeton dhe punon prej 7 vitesh në Izmir rrëfen për Abcnews.al ankthin dhe frikën e përjetuar. Ajo u shpreh se sonte natën po e kalojnë jashtë.

“Kemi frikë që të futemi brenda në shtëpi, pasi mund të ketë pasgoditje të tjera të forta. Natën po e kalojmë jashtë. Kur ra tërmeti isha në punë. Dolëm me shpejtësi. Nuk kam informacion që të ketë shqiptarë të lënduar. Kam komunikuar me miqtë dhe më kanë thënë që janë mirë” tha ajo.

Por si është gjendja aktualisht në Izmir? Enisilda Aga thotë se në një zonë të Izmirit, në Seferihisar si pasojë e tërmetit të fuqishëm niveli i detit ka pësuar një ngritje duke sjellë përmbytjen e pjesës buzë bregut.

Nga tërmeti me magnitudë 6.6 ballë që goditi Turqinë dhe Greqinë 14 persona humbën jetën nga bilanci deri tani, 12 në Turqi dhe 2 në Greqi, ndërsa mbi 600 janë të plagosurit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco