Aksident i rëndë pranë Tiranës, përplasen 3 automjete

Aksident i rëndë pranë Tiranës, përplasen 3 automjete

19:48, 30/10/2020
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mbrëmje pranë Tiranë.

3 automjete mësohet se janë përplasur pranë Fushë-Prezës.

Mësohet se nga ky aksident kanë mbetur të plagosur 6 shtetas.

Në vendngjarje aktualisht ndodhet policia.

Njoftimi 

Tre automjete janë përplasur në Fushë-Prezë, pa shkuar tek Ura e Gjolës. Njoftohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20 ndërsa për pasojë kanë mbetur të lënduar gjashtë persona me iniciale M.B, K.B, L.H, B.H, M.H dhe B.Z.

Këta të fundit janë dërguar në spital ku marrin kujdes shëndetësor.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco