FOTO/ U kap me mbi 1 kg kokainë, patkoi i stampuar mbi pakon e drogës nuk i sjell fat shqiptarit

FOTO/ U kap me mbi 1 kg kokainë, patkoi i stampuar mbi pakon e drogës nuk i sjell fat shqiptarit

19:20, 30/10/2020
A+ Aa A-

Imazhi i patkoit i stampuar në paketimin e drogës nuk solli fat për shqiptarin.

Me vendbanim në Sesto Fiorentino, tregtari shqiptar 44-vjeçar nuk i shpëtoi kontrollit që karabinierët e Prato-s kryenin në pikën e pagesave në autostradë.

Atij iu gjet 1 kilogram dhe 158 gram kokainë e paketuar dhe e mbështjellë me një shirit me ngjyrë kafe, mbi të cilën ishte stampuar një patkua.

Gjithashtu, burrit iu gjetën edhe 875 euro, të ardhura nga aktivitetet e tregtimit të drogës. Droga dhe paratë u sekuestruan dhe shqiptari u arrestua.

Për karabinierët e Pratos, vëzhgimi në pikën e pagesave, i koordinuar me shërbimet e inteligjencës, rezultoi të ishte i frytshëm: pengesat në autostradë përfaqësojnë kurthe efektive për kapjen e korrierëve të drogës, si në këtë rast, të cilët kanë për detyrë të furnizojnë tregun e paligjshëm të qytetit./ Panorama/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco