EMRI/ 22 vjeçari shqiptar me rafineri droge në banesë, iu zbuluan 2 milion euro heroinë

EMRI/ 22 vjeçari shqiptar me rafineri droge në banesë, iu zbuluan 2 milion euro heroinë

16:21, 30/10/2020
A+ Aa A-

Një shqiptar i moshës 22 vjeç është arrestuar nga policia italiane pasi është kapur me një rafineri të vërtetë droge në apartamentin e tij. Idrit Memaj, u arrestua në një apartament në provincën e Rovigos.

Në rafinerinë e tij në Bosaro, skuadra e policisë arriti të sekuestrojë 30 kile heroinë në formën e ‘karameles’ dhe kokainë.

Nëse sasia e drogës do dilte në treg, vlerësohet se mund të kapte shifrën e 2 milion euro.

Idrit Memaj, shqiptari 22 vjeçar, është resident në Prato, dhe është konsideruar si një grosistët më të mëdhenj të drogës, I gatshëm të furnizonte të gjithë shpërndarësit e vegjël që më pas lëviznin në sheshet e Padovas.

I riu u bllokua të mërkurën ndërsa ishte në drejtimin e makine ‘Polo’, ku poshtë sediljes së makinës iu gjetën tre kapsula me heroinë të karameluar.

Hetimet e mëtejshme çuan edhe në zbulimin e apartamentit të tij në Rodigo.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco