Mjekja shqiptare në Gjermani tregon si është përkeqësuar situata atje

Mjekja shqiptare në Gjermani tregon si është përkeqësuar situata atje

12:34, 30/10/2020
A+ Aa A-

Mjekja Aurora Dollenberg Meta nga Gjermania në një intervitë ka deklaruar se situata atje sa i përket Covid është përkeqësuar. “Në javën e kaluar, rastet e konfirmuara nga laboratori COVID-19 në Gjermani janë rritur ndjeshëm. Përhapjet e reja të lidhura me COVID-19 po ndodhin gjatë festimeve familjare dhe veçanërisht nga udhëtimet e pasagjerëve ne vendet turistike” është shprehur Aurora për Albinfo.ch.

Po ashtu ajo thekson se tashmë situata është e rëndë dhe se rastet e reja janë në numër të madh.

“Sundon një situatë shumë e rëndë për të gjithë Gjermanin. Numri i rasteve të reja në Gjermani është përshpejtuar ndjeshëm gjatë javëve të fundit. Intersante është që të rinjtë tani, në krahasim me fillimin e Pandemisë, janë më të infektuar sesa në grupmoshat më të vjetra. Kur nuk nuk mbahet maska dhe nuk ruahet distanca fizike, shkaktojme nje perhapje shume shpejt te Virusit me anë të arosolave ose pikave te pështymës. Prandaj vazhdojme te predikojme cdo dite paciente: Mbani maska dhe respektoni një distancë prej më shumë se 1.5 m”, tha Aurora Dollenberg.

Sipas saj mbingarkesa e sistemit shëndetësor është ende e ulët në pjesë të mëdha të Gjermanisë, por mund të rritet shumë shpejt në nivel lokal dhe pastaj të vërë një barrë të rëndë në sistemin e shëndetit publik në veçanti, por edhe në lehtësirat për kujdesin mjekësor ambulant dhe spitalor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco