Infektohen dy mësues në Berat, edhe një punonjës i ujësjellësit në Skrapar ‘pozitiv’

Infektohen dy mësues në Berat, edhe një punonjës i ujësjellësit në Skrapar ‘pozitiv’

12:10, 30/10/2020
A+ Aa A-

Infektime të reja janë shfaqur ditën e sotme në qytetet e Beratit dhe Skraparit.

Një punonjës i Drejtorisë Rajonale të Tatim-Taksave ka rezultuar sot "pozitiv" me Covid-19. I infektuari punonte në zyrën e regjistrimit të bizneseve dhe kjo ka bërë që 3 kolegët e zyrës së tij të karantinohen dhe ti nënshtrohen tamponit.

Tampone kanë bërë edhe kontakte e tij të afërta në punë, ndërkohë që Drejtoria e Higjenës ka dezinfektuar të gjitha ambjentet e brendshme të kësaj drejtorie dhe ka mbyllur zyrën e regjistrimit të bizneseve, ku rezultoi punonjësi i infektuar.

Edhe në qytetin e Skraparit infektimet me Covid-19 kanë njohur rritje nga dita në ditë. 2 mësues në një shkollë 9-vjeçare dhe një punonjës i Drejtorisë së Ujësjellësit kanë rezultuar të infektuar. Testet e tamponëve të kryer prej tyre kanë mbërritur "pozitiv" mëngjesin e sotëm pranë zyrave të Drejtorisë së Shëndetit Publik në Berat.

Burimet zyrtare pranë DSHP-së bëjnë me dije se,për të gjitha rastet janë kryer dezimfektimet dhe mbylljet e nevojshme sipas protokolleve. Të njëjtat burime konfirmojnë se,aktualisht në qarkun e Beratit janë 288 raste aktive dhe për çdo rast të evidentuar po kryehen hetimet epidemiologjike të zinxhirit të kontakteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco