Thyen kasafortën e një lokali, arrestohen vëllezërit në Kukës, në shtëpi u gjendet edhe…

Thyen kasafortën e një lokali, arrestohen vëllezërit në Kukës, në shtëpi u gjendet edhe…

11:03, 30/10/2020
A+ Aa A-

Vodhën me thyerje kasafortën e një lokali në qytetin e Kukësit, arrestohen në flagrancë nga Policia dy autorët e dyshuar.

Eshte sekuestruar një sasi lënde narkotike që u gjet në banesën e dy vëllezërve, R. H., 30 vjeç, banues në Kukës dhe E. H., 21 vjeç, banues në Kukës.

Ja njoftimi i plotë:

Kukës

Vodhën me thyerje kasafortën e një lokali në qytetin e Kukësit, arrestohen në flagrancë nga Policia dy autorët e dyshuar.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike që u gjet në banesën e dy vëllezërve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, pas njoftimit të marrë për vjedhjen me thyerje të një kasaforte në një lokal në qytetin e Kukësit, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e ngjarjes. Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas punës së mirorganizuar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

R. H., 30 vjeç, banues në Kukës dhe E. H., 21 vjeç, banues në Kukës (vëllezër).

Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se në datën 29.10.2020, gjatë natës, kanë vjedhur me thyerje një lokal në qytetin e Kukësit, ku kanë thyer kasafortën dhe kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në banesën e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 23 doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco