Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

Aksident me vdekje në Lushnjë, humb jetën 27-vjeçari

Aksident me vdekje në Lushnjë, humb jetën 27-vjeçari

09:23, 30/10/2020
A+ Aa A-

Një aksident me vdekje ka ndodhur pak para mesnatës në Çermë të Lushnjes, ku viktimë ka mbetur një 27-vjeçar që ishte duke udhëtuar me një motomjet, në momentin që është përplasur nga një makinë.

Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 46 vjeç, banues në Divjakë, pasi rreth orës 23:15, në aksin rrugor Divjakë-Çermë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi I. K., 27 vjeç, banues në Çermë, dhe si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 27-vjeçari.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco