Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

VIDEO/ Tritol në derën e banesës, ja kush është pronari 69-vjeçar i shtëpisë

VIDEO/ Tritol në derën e banesës, ja kush është pronari 69-vjeçar i shtëpisë

08:38, 30/10/2020
A+ Aa A-

Një shpërthim i fuqishmë ka tronditur Vlorën gjatë natës që kaloi.

Një sasi tritoli i është vënë në banesën e Tasim Xheladin Banushaj, 69-vjeçar në lagjen 'Hajro Çakërri'.

Banushaj është me origjinë nga Ramica dhe punonte si kasap.

Ai është shprehur për Syri TV se nuk ka asnjë konflikt. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.

Ja njoftimi i policisë:

Vlorë

Më datë 30.10.2020, rreth orës 03:16, në lagjen Hajro Çakërri, Vlorë, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit Xh.B., 69 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco