Shpërthim tritoli në derën e një banese në Vlorë, ja ç'thotë policia

Shpërthim tritoli në derën e një banese në Vlorë, ja ç'thotë policia

08:07, 30/10/2020
A+ Aa A-

Shpërthim me lëndë plasëse në qytetin e Vlorës.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në pjesën e jashtme të banesës së një shtetasi në lagjen “Hajro Çakërri”, ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Më datë 30.10.2020, rreth orës 03:16, në lagjen Hajro Çakërri, Vlorë, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit Xh.B., 69 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco