Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Po udhëtonte me familjen, makina përplaset me bordurën e rrugës

Po udhëtonte me familjen, makina përplaset me bordurën e rrugës

22:58, 29/10/2020
A+ Aa A-

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në dalje të qytetit të Beratit.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kombinat”.  

Një mjet, tip ‘Ford’ me targa AA 048 JO ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore prej betoni. BalkanWeb mëson se mjeti ka qenë me shpejtësi të madhe në momentin e përplasjes.

Fatmirësisht pas përplasjes, drejtuesi i mjetit dhe familjarët e tij që ndodheshin në të njëjtin mjet, kanë shpëtuar mrekullisht pa lëndime.

Ata kanë dalë jashtë nga makina dhe kanë pritur në vendngjarje ardhjen e policisë.

Dyshohet se mjeti ka qenë duke udhëtuar drejt daljes së qytetit me shpejtësi jashtë normave të lejuara dhe gjatë marrjes së një kthese ka rrëshqitur edhe si pasojë e lagështirës, duke dalë nga rruga.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco