Ku i gjete fotot e kanabisit?/ Gazetari zbulon përballjen e radhës në prokurori: Nesër do të jem ….

Ku i gjete fotot e kanabisit?/ Gazetari zbulon përballjen e radhës në prokurori: Nesër do të jem ….

21:39, 29/10/2020
A+ Aa A-

Gazetari investigativ Artan Hoxha ngjiti shkallët e prokurorisë së Shkodrës, pasi u thirr nga organi i akuzës në lidhje me hetimet që po zhvillohen për vrasjen e dy të rinjve në Malësi të Madhe, Klement Pepajt dhe Vilson Çutajt në fillim të muajit tetor për shkak të konfliktit për kanabisin, ndërsa autori Daniel Pepaj është ende në kërkim.

Hoxha ishte i pari që denoncoi ngjarjen e rëndë dhe motivin.

Por për çfarë u pyet konkretisht dhe çfarë deklaroi Artan Hoxha para grupit hetimor?

Në një prononcim për Abcnews.al, Hoxha rrëfen se u pyet në lidhje me informacion që kishte përpara policisë për zhdukjen dhe vrasjen e të rinjve, por edhe fotove të djegies së kanabisit.

“Hetimi ka qenë për ngjarjen e 3 tetorit për vrasjen e dy të rinjve, që kam denoncuar. Hetimi ka qenë me idenë, si e more vesh, nga e dije se janë vrarë për kanabisin?

Ne e nxorëm 5 ditë para se të gjendeshin, kufomat ndodheshin në vendin ku ishte mbjellë kanabisi, ndërkohë që nuk kishte informacion për kultivimin e kanabisit.

Më pyetën a ke qenë në vendin e ngjarjes? A kishte dijeni për kultivimin?

A i njihje këto persona? Po ashtu fotot e djegies së parcelës së kanabisit. Se kur ka shkuar policia i ka gjetur të djegura bimët. Nëse do të më thërrasin sërish jam i gatshëm të shkoj” tha Hoxha.

Nga Veriu në Jug. Nesër Artan Hoxha u shpreh se do të zhvendoset në Përmet po për një rast denoncimi të parcelave me kanabis që ka bërë. “Nesër do të jem nga Jugu për të dhënë deklarime për denoncimet për kanabisin, në prokurorinë e Përmetit” tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco