‘Shqipëria vjen erë kanabis dhe barut’/ Gazetari ‘përfundon’ në prokurori

‘Shqipëria vjen erë kanabis dhe barut’/ Gazetari ‘përfundon’ në prokurori

20:39, 29/10/2020
A+ Aa A-

Gazetari Artan Hoxha, me anë të një statusi në rrjetet sociale, ka publikuar momentet kur hyn në Prokurorinë e Shkodrës. Krahas videos ai ka publikuar edhe fletë-thirrjen e firmosur nga Prokurori Arben Smaçi ndaj gazetarit Hoxha.

Hoxha është thirrur për t’u pyetur në lidhje me ngjarjen e Malësisë së Madhe, ku mbetën të vrarë dy të rinj, Klement Pepaj dhe Vilson Cutaj për shkak të konfliktit, për parcelat me kanabis.

Postimi:

Ja pra…

kur do shteti, e kap “lepurin” me qerre….

Më 25 shtator 2020 deklarova publikisht se Shqipëria po vjen “erë kanabis dhe barut”…

Më 3 tetor 2020 ekspozova dhe denoncova kanabizimin e vendit në vit zgjedhor, me video dhe prova…

Më 4 tetor 2020 publikova dhe denoncova ngjarjen e vrasjes se dy të rinjve dhe zhdukjes së autorit te krimit, ku motivi ishte pazaret e prishura për parcelat e mbjella me kanabis në veri të vendit…

Më 29 tetor 2020 përfundova në dispozicion të hetimit të agjencive të zbatimit të ligjit….

Kisha vite pa i ngjitur shkallët e policisë gjyqësore të Qarkut të Shkodrës…

Me video: Sot me mesditë duke iu përgjigjur kërkesës së Prokurorisë së Shkodrës, për të dhënë deklarime në lidhje me ngjarjen e 3 tetorit 2020, ku mbetën të vrarë Vilson Çutaj dhe Klement Pepa, nga autori i krimit Daniel Pepa….

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco