Skandali/ Nxënësit detyrohen të pastrojnë klasat në shkolla me Covid. (Mesazhet e prindërve me drejtorin)

Skandali/ Nxënësit detyrohen të pastrojnë klasat në shkolla me Covid. (Mesazhet e prindërve me drejtorin)

18:48, 29/10/2020
A+ Aa A-

Shkolla Sotir Gurra u mbyll ditën e djeshme për shkak të rasteve me Covid-19 mes mësuesve dhe nxënësve. Drejtoria Arsimore Rajonale njoftoi se do të kryhej një dezinfektim total për të ruajtur shëndetin e mësuesve dhe nxënësve të kësaj shkolle.

Faxweb.al ka siguruar mesazhet e prindërve që ankohen se fëmijët e tyre janë detyruar të pastrojnë shkollën, ku kanë rezultuar pozitivë 7 persona.

“Ju lutem shumë, jo të vini fëmijët të dezinfektojnë klasa se po dëgjojmë që aty janë infektuar shumë e ju lutem jo fëmijët se ka apostafat të dezinfektohet shkolla jo fëmijët”, shkruan një prind.

Përgjigja që i vjen nga drejtori është: “Mos dëgjoni informacione jo të sakta. Shkolla është e sigturtë dhe s’përbën rrezik për fëmijët. Për këtë ju garantoj prandaj dhe morëm si masë dezinfektimin e shkollës. Ne na intereson shëndeti i fëmijëve në këtë situatë që jemi. Rrini të qetë se gjithçka është e sigurtë.”

Një tjetër prind shkroi: “Do t’ju lutem shumë të mos përsëritet përsëri pastrimi i klasës nga fëmijët, ne i dërgojmë në shkollë për të mësuar dhe jo për të pastruar klasat. Drejtoria le të gjejë një zgjidhje për pastrimin e klasës ne paguajmë taksaaaa në shtet. Ju lutem shumë gjeni një zgjidhje, nuk do ta lejoj që fëmija im të pastrojë shkollën”.

Përgjigjja që i erdhi ishte: “Përgjigjen e kam dhënë më lart. Nëse ka ndodhur diçka si e pretendoni ju, personi do mbajë përgjegjësitë. Po ju siguroj që shkolla u dezinfektua dhe s’ka vend për dezinfektim nga nxënësit”.

Në këtë shkollë ka 4 mësues prej të cilëve 2 janë të karantinuar për shkak të kontakteve me familjarët e tyre që janë pozitivë, 2 të tjerë janë pozitivë me këtë virus ndërsa 3 mësues të tjerë mungonin për shkaqe të tjera.

“Ne këtë e bëjmë vetëm për nxënësit që frekuentojnë këtë shkollë. Aty janë 42 mësues, ne nuk kemi patur nevojë për zvendësimin e tyre dhe zhvillimin normal të mësimit,por për ti paraprirë cdo situate, jo të këndëshme, shëndetësore ne bëmë të mundur ndalimin vetëm për sot të mësimit.

Mësuesit janë zvendësuar brënda për brenda kolektivit,kur ka mundësi për regullimin e orëve me mësues të tjerë zvendësues,praktinkatë si dhe kemi marë nga portalet”, u shpreh dje drejtori i Drejtorisë Rajonale Arsimor Korçë, Kristaq Grabocka.

Pas rasteve pozitive, testit të tamponit i janë nënshtruar dhe anëtarët e tjerë të stafit të kësaj shkolle dhe përgjigjja e tyre pritet të dalë në ditët në vijim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco