Detajet/ 15-vjeçari goditet me thikë nga bashkëmoshatari

Detajet/ 15-vjeçari goditet me thikë nga bashkëmoshatari

16:32, 29/10/2020
A+ Aa A-

Një adoleshent i moshës 15 vjeç, raportohet se është paraqitur në gjendje të rëndë në Spitalin e Sarandës, pasi është goditur me thikë nga një bashkëmoshatar I tij. Policia e Sarandës bën me dije se sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikë.

Sarandë

Më datë 29.10.2020, rreth orës 15:00, në urgjencën e spitalit të Sarandës, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi K. T., 15 vjeç, banues në Sarandë, i cili dyshohet se është goditur për motive të dobëta, me mjet prerës(thikë) nga një bashkëmoshatar i tij. Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, autorin e ngjarjes, shtetasin E. Ç., 15 vjeç.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe mjetin prerës (thikë).

Shtetasi K. T. aktualisht ndodhet në spitalin rajonal Sarandë, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco