Lajmi i fundit

Skandali/ La Repubblica: Rama është tërbuar, ka telefonuar drejtorin e RAI-t

Situata e rëndë/ 6 të vdekur dhe 275 raste të reja

Situata e rëndë/ 6 të vdekur dhe 275 raste të reja

16:24, 29/10/2020
A+ Aa A-

Vazhdon situata e rëndë e koronavirusit në Shqipëri.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, 6 qyterarë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

Gjithashtu janë shënuar edhe 275 raste të reja me koroavirus.

‘Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1422 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 275 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 114 qytetarë, duke e çuar në 11,007 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

163 raste në Tiranë, 30 në Korçë, 15 në Shkodër, 12 në Durrës, 11 në Pogradec, 9 në Librazhd, 7 në Lezhë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, Mat, nga 2 raste në Devoll, Elbasan, Vlorë, Mirditë, Berat, nga 1 rast në Has, Kavajë, Pukë, Mallakastër, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Prrenjas, Kuçovë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 291 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 6 qytetarë me Sars Cov2 pozitiv në 2 spitalet Covid: 61 vjeç nga Korça, 67 vjeç nga Pogradeci, 69 vjeç nga Lezha, 71 vjeç Vlorë, 73 vjeç nga Fieri dhe 74 vjeç nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët për të mbajtur detyrimisht maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (29 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                  275

Të shëruar ne 24 orë                114

Të shtruar në spitale               291

Humbje jete në 24 orë                    6

Testime ditore                         1422

Testime totale                122,426

Raste pozitive               20,315

Raste të shëruara          11,007

Raste Aktive                   8,809

Humbje jete                     499

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         4468

Durrës                 837

Fier                      650

Korçë           544

Shkodër        522

Lezhë           396

Elbasan        378

Vlorë               352

Berat               256

Kukës             184

Gjirokastër    131

Dibër                91

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco