EMRI/ I dënuar për shfrytëzim prostitucioni kapet fieraku në kërkim

EMRI/ I dënuar për shfrytëzim prostitucioni kapet fieraku në kërkim

13:11, 29/10/2020
A+ Aa A-

Eshtë arrestuar nga policia në Fier një person i shpallur në kërkim  për shfrytëzim prostitucioni.

Ai është Albert Kurti, 47 vjeç, banues në Fier.

“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 03.04.2008, e ka dënuar me 4 vjet e 11 muaj burg, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.

Ja njoftimi i plotë:

Fier

Policia kap dhe ndalon një shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale "Shfrytëzim prostitucioni", i dënuar me 4 vjet e 11 muaj burg.

Në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier u bë ndalimi i shtetasit:

Albert Kurti, 47 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 03.04.2008, e ka dënuar me 4 vjet e 11 muaj burg, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco