Lajmi i fundit

DETAJE – EMRAT/ Atentati më armë në Memaliaj, ja kush qëlloi ndaj avokatit

Vdekja e minatorëve në Dibër, ish deputetja: Tragjedi! Organet e drejtësisë duhet të hetojnë

Vdekja e minatorëve në Dibër, ish deputetja: Tragjedi! Organet e drejtësisë duhet të hetojnë

11:44, 29/10/2020
A+ Aa A-

Pas ngjarjes së rëndë ndodhur në Dibër ku humbën jetën në një galeri tre punonjës ka reaguar edhe ish deputetja demokrate Dhurata Çupi.

Ajo në një shenim në faqen e saj në facebook shkruan se, “shqiptarë të varfër vënë në rrezik jetën e tyre për të ushqyer familjet”.

“Kjo sipas ish deputetes, është e dhimbshme, asgjë tjetër më shumë nuk vlen sa jeta e njeriut”.

“Organet e drejtësisë duhet të kryejnë hetim te plotë për këtë ngjarje të rëndë dhe Institucionet të veprojnë e të mos mbyllin sytë”.

Ja potimi i plotë:

Minierat si vende pune tragjike.

Humbja e jetës së 3 personave, inxhinierit Ismail Hoxha, dhe dy minatorëve Rexhep Rushiti dhe Fatos Çeseku, duhet të jetë këmbanë alarmi për institucionet që kryejnë kontrolle për sigurinë në punë. Gjej rastin të përcjell ngushëllime të sinqerta për familjarët që humbën të afërmit e tyre në thellësi të tokës.

Por është koha për ti thënë STOP vdekjeve të paralajmëruara në këto vende.

Shqiptarë të varfër vënë në rrezik jetën e tyre për të ushqyer familjet.

Kjo është e dhimbshme, asgjë tjetër më shumë nuk vlen sa jeta e njeriut.

Organet e drejtësisë duhet të kryejnë hetim te plotë për këtë ngjarje të rëndë dhe Institucionet të veprojnë e të mos mbyllin sytë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vitori 29/10/2020 13:08

Kauzat e minatoreve dhe te PD bashke , ne dore te Dhurata Cupit! Kjo zonja qe ` PD e ka per hobi` .....e thene nga goja e saj... Kjo do na mbushe mendjen e na beje te besojme te PD. Vaj......Medeti

Shto koment

Denonco