Përllogaritja e viteve të burgut, Zani Çaushi sot në gjykatë

Përllogaritja e viteve të burgut, Zani Çaushi sot në gjykatë

10:12, 29/10/2020
A+ Aa A-

Ka mbërritur në Gjykatën e Korçës ish kreu i bandës së Vlorës Zani Çaushi.

Gjatë seancës së sotme, Çaushi do të njihet me vendimin e gjykatës lidhur me përllogaritjen e viteve të burgut.

51-vjeçari, ish kreu i bandës së Vlorës në vitin 1997, kërkon të dijë saktë sa kohë ka qëndruar në burg.

Avokati Arben Lena përmes një prononcimi për median kërkoi të sqaronte se kërkesa e klientit të tij nuk është liria por llogaritja e saktë e kohës së vuajtjes së dënimit.

“Ka një handikap në llogaritjen e kohës së dënimit, pasi kemi dy vendime dhe duke pasur parasysh percaktimin ligjor. Ne kemi bërë llogaritje tona dhe i jemi drejtuar gjykates me kërkesë për të pasqyruar saktë kohen e vuajtjes së dënimit.

 Pas llogaritjes së kohës së saktë të vuajtjes së denimit, do të vazhdojmë procedurat ligjore duke kërkuar edhe lirimin me kusht.

Por a mund ta fitojnë Zani Çaushi lirinë me kusht në Gjykatën e Korçës, e cila e ka një precedent me lirimin e Gerd Gjeneralit?

“Zani Çaushi ka dosje shumë komplekse për shkak të historikut të 97-ës të ligji në fakt ja sanksionon të drejtën e kërkesës dhe sigurisht që në fund vendos gjykata.”

Kujtojmë se “i forti i Vlorës” është dënuar me burgim të përjetshëm…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco