U akuzua se kundërshtoi policinë, gjykata liron avokatin në Lezhë, seanca u zhvillua në spital

U akuzua se kundërshtoi policinë, gjykata liron avokatin në Lezhë, seanca u zhvillua në spital

08:48, 29/10/2020
A+ Aa A-

Gjykata e Lezhës ka lënë të lirë avokatin Gjergj Neli, i cili u arrestua dy ditë më parë për kundërshtim dhe dhunë ndaj uniformave të policisë.

Për avokatin gjykata vendosi masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe do të hetohet në gjendje të lirë.

Seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë u zhvillua në ambientet e spitalit ku avokati po merr mjekim për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, pasi ka shfaqur probleme me zemrën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco