Gjenden pa jetë në minierën e Selishtës, inxhinieri dhe dy minatorët/ Emrat

Gjenden pa jetë në minierën e Selishtës, inxhinieri dhe dy minatorët/ Emrat

07:12, 29/10/2020
A+ Aa A-

Policia e Shtetit njoftoi se janë nxjerrë pa jetë nga miniera e Selishtës në Dibër, trupat e tre punonjësve që mbetën të bllokuar. Viktimat janë Ismail Hoxha, 64 vjeç me detyrë inxhinier minierë dhe dy punëtorët Fatos Çesku 55 vjeç dhe Rruzhdi Rrushiti 33 vjeç.

Policia tha:

"Në vijim të informacionit të dhënë, ku tre shtetas që punonin në minierën e “Balgjaj”, Selishtë,  kishin humbur kontaktet me familjen, ju informojmë se rreth orës 3:00 datë 29.10 2020 në thellësi të minierës në Selishtë, nga ana e grupit avari- shpëtimit,  u gjetën trupat e pajetë të shtetasve, I. H., 64 vjeç, banues në Peshkopi; F.Ç, 55 vjeç, banues në Bulqizë dhe R.R, 33 vjeç, banues në Bulqizë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se kanë humbur jetën  si pasojë e asfiksisë nga gazrat e minierës. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes."

Më herët, Policia e Dibrës tha se nga e kishin marrë njoftimin për ta.

"Me datë 28.10.2020, rreth orës 18:15,  shtetasi S. H., ka telefonuar Sallën Operative në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër,  se vëllai i tij shtetasi I.H., rreth 62 vjeç me detyrë inxhinier miniere, së bashku me dy punëtorë, të cilët punonin në minierën “Balgjaj”, Selishtë, Dibër, kanë humbur kontaktet me familjen.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se personat  mund të kenë mbetur të izoluar brenda në galeri, pasi sendet personale, rrobat dhe telefonat, ndodhen në dhomën e ndërrimit. Janë njoftuar grupet e avari shpëtimit në miniera,  për të bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e tre shtetasve."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco