Inxhinieri dhe 2 minatorë humbasin kontaktet me familjarët/ Dyshohet se kanë mbetur brenda në galeri

Inxhinieri dhe 2 minatorë humbasin kontaktet me familjarët/ Dyshohet se kanë mbetur brenda në galeri

21:23, 28/10/2020
A+ Aa A-

Pasditen e sotme, një inxhinier dhe dy punëtorë miniere kanë humbur kontaktet me familjarët e tyre.

Rreth orës 18:15, shtetasi S. H., ka telefonuar policinë se vëllai i tij shtetasi I.H., rreth 62 vjeç me detyrë inxhinier miniere, së bashku me dy punëtorë kanë humbur kontaktet me familjen.

Njoftimi I policisë:

Me datë 28.10.2020, rreth orës 18:15, shtetasi S. H., ka telefonuar Sallën Operative në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, se vëllai i tij shtetasi I.H., rreth 62 vjeç me detyrë inxhinier miniere, së bashku me dy punëtorë, të cilët punonin në minierën “Balgjaj”, Selishtë, Dibër, kanë humbur kontaktet me familjen.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se personat mund të kenë mbetur të izoluar brenda në galeri, pasi sendet personale, rrobat dhe telefonat, ndodhen në dhomën e ndërrimit.

Janë njoftuar grupet e avari shpëtimit në miniera,  për të bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e tre shtetasve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco