Kryebashkiaku i Gjirokastrës konfirmohet me Covid

Kryebashkiaku i Gjirokastrës konfirmohet me Covid

11:46, 28/10/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës është konfirmuar pozitiv me koronavirus.

Burime për Abc News bëjnë me dije se përveç kryebashkiakut Flamur Golemi pozitiv me Covid janë konfirmuar edhe shefi i komisariatit të policisë vendore dhe një doganier.

Në qarkun e Gjirokastrës numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 128 persona.

Ndërkohë në vendin tonë vijojnë të jenë të larta shifrat e të infektuarve ditore me koronavirus, ku gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitiv 284 persona duke e çuar në 19,729 numrin e përgjithshëm të të infektuarve mes të cilëve  487 kanë humbur jetën

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco