Drejt mbylljes edhe burgu i Beratit/ Infektohen dy specialistë

Drejt mbylljes edhe burgu i Beratit/ Infektohen dy specialistë

11:32, 28/10/2020
A+ Aa A-

Covid-19 është futur sërish brenda ambienteve të burgut të Beratit. Dy punonjës të Zyrës së Informacionit kanë rezultuar sot pozitiv me koronavirus.

Dy punonjësit e të njëjtës zyrë kishin disa ditë me shenja dalluese të infektimit dhe pas kryerjes së tamponit, ata ishin karantinuar deri në pritjen e përgjigjeve.

Burimet zyrtare pranë DSHP-së Berat bëjnë me dije se, përgjigjet e dy punonjësve të burgut kanë mbërritur 'pozitive' mëngjesin e sotëm pranë këtij institucioni.

Menjëherë pas konfirmimit të këtyre dy rasteve pozitive, mjekët epidemiologë janë duke kryer gjurmimin e rasteve të tyre të kontaktit brenda ambjenteve të IEPV-së Berat.

Punonjësit e tjerë të Zyrës së Informacionit janë karantinuar dhe i janë nënshtruar tamponit, ndërkohë që tamponimit do ti nënshtrohet në ditët në vijim i gjithë stafi i burgut, duke përfshirë jo vetëm administratën por edhe gardianët. Mëngjesin e sotëm Drejtoria e Higjenës ka kryer dezinfektimin e ambjenteve të brendshme të IEPV Berat dhe mbylljen e disa sektorëve brenda burgut.

Në të gjithë qarkun e Beratit, ku rastet me Covid kanë njohur rritje gjatë muajit tetor, janë aktualisht 238 raste aktive./Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

alma28/10/2020 12:50

e mo mos ja fusni kote jo po nxirrni edhe te burgosurit jashte

Shto koment

Denonco