Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Infektohen të gjithë kirurgët/ Situatë e rëndë në spitalin e Burrelit

Infektohen të gjithë kirurgët/ Situatë e rëndë në spitalin e Burrelit

11:16, 28/10/2020
A+ Aa A-

Që prej së hënës, salla e kirurgjisë në spitalin “Xhavit Mara” të qytetit të Burrelit është jashtë funksionit. Kjo për shkak se mjekët kirurgë kanë rezultuar të infektuar me Covid-19.

Për 14 ditë pacientët që do të kenë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale do të referohen për në spitalin Rajonal të Dibrës ose në Tiranë.

Një tjetër shërbim i munguar aktualisht në spitalin e Burrelit është edhe ai i ORL, pasi mjeku otorinolaringolog është karantinuar në banesë si pasojë e infektimit nga Covid-19.

Gjendja shëndetësore e mjekëve është e mirë dhe nuk kanë nevojë për hospitalizim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

alma28/10/2020 12:57

e o mos ja fusni kote thoni me mire donim te benim ca dite pushimi

Shto koment

Denonco