Dërgohet në spital avokati i arrestuar/ Ja denoncimi që u bë

Dërgohet në spital avokati i arrestuar/ Ja denoncimi që u bë

10:53, 28/10/2020
A+ Aa A-

Një natë pas arrestimit, avokati Gjergj Neli ka përfunduar në spital, pasi ka shfaqur probleme shëndetësore. Menjëherë ai është shtruar në spital, nga ku pritet të njihet edhe me masën e sigurisë.

Ndërkohe zv/kryetarja e dhomës se avokatisë Lezhë, Shaqe Marinaj ka denoncuar ditën e sotme pranë SHÇBA efektivin e policisë Myrteza Mehmeti, me pretendimin se ka ofenduar e dhunuar atë dhe avokatin Gjergj Neli.

Arrestimi u bë pasditen e djeshme, pasi policia ka gjetur avokatin Neli dhe bashkëshorten e tij, Shaqe Marinaj duke u konfliktuar me një shtetas.

“Punonjësit e Policisë kanë ndërhyrë për të penguar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, por shtetasi Gj.N., i ka  kundërshtuar me dhunë duke goditur me grusht dhe grisur bluzen njërit prej punonjësve të Policisë”, njofton Policia.

Më pas avokati Gjin Neli është shoqëruar në Komisariatin e qytetit dhe më pas është arrestuar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco