Arrestime në Tiranë/ ‘Përndjekje, dhunë... ’, policia jep detaje

Arrestime në Tiranë/ ‘Përndjekje, dhunë... ’, policia jep detaje

10:40, 28/10/2020
A+ Aa A-

Të arrestuar për dhunë, përndjekje e mosbindje ndaj uniformave blu në Tiranë gjatë 24 orëve të fundit.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin me inicialet P. M., 62 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” dhe “Përndjekja”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 48 vjeç, pasi, në Allias, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij.

Specialistët e Qarkullimin Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. P., 54 vjeç, pasi në rrugën “Abedin Rexha”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.05 mg/l.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi H. T., 20 vjeç, pasi, në Rrugën e Durrësit, duke qarkulluar si pasagjer në një mjet ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësin e Policisë Rrugore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco