Sherr kushërinjsh në Sukth/ Biznesmeni bën për spital 28-vjeçarin

Sherr kushërinjsh në Sukth/ Biznesmeni bën për spital 28-vjeçarin

09:06, 28/10/2020
A+ Aa A-

Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sukth, ku disa kushërinj janë konfliktuar mes tyre në ambientet e një lokali. Shtetasi A.L 39-vjeç, që është dhe pronar i lokalit, ka goditur me sende të forta kushëririn e tij, shtetasin me inicialet L.L, 28-vjeç.

Ja njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Pòlicisë Manzë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, árrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 39 vjeç, banues në Sukth, pasi në ambientet e lokalit në pronësi të tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta kushëririn e tij, shtetasin L. L., 28 vjeç, banues në Durrës.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit Xh. L., 48 vjeç dhe Sh. L., 45 vjeç (vëllezër), pasi janë përfshirë në konfliktit me kushërinjtë e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco