Sherr i çastit/ Qëlloi me armë drejt një personi, shpallet në kërkim autori

Sherr i çastit/ Qëlloi me armë drejt një personi, shpallet në kërkim autori

08:33, 28/10/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjrokastër një natë më parë. Një person, i cili tashmë është shpallur në kërkim, ka qëlluar me armë ndaj një personi tjetër në aksin rrugor Gjorokastër - Lunxhëri.

“Pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi B. Ll. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit K. B., 35 vjeç, banues në Gjirokastër”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ja njoftimi i plotë:

Gjirokastër

Qëlloi me armë zjarri në drejtim të një shtetasi, identifikohet dhe shpallet në kërkim nga Policia.

Shpallet në kërkim edhe bashkëpunëtori i tij.

Mbrëmjen e datës 27.10.2020, në aksin rrugor Gjirokastër-Lunxhëri, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi B. Ll. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit K. B., 35 vjeç, banues në Gjirokastër.

Shtetasi B. Ll., në momentin kur ka ndodhur ngjarja ka qenë i shoqëruar nga shtetasi D. Sh. dhe janë larguar menjëherë me automjetin e tyre. Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka të lënduar.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasve B. Ll., 35 vjeç, banues në fshatin Shtëpëz, Gjirokastër dhe D. Sh., 24 vjeç, banues në Gjirokastër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një gëzhojë.

Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco