EMRI/ Gjendet i pajetë në anë të rrugës 50-vjeçari, policia jep hollësi

EMRI/ Gjendet i pajetë në anë të rrugës 50-vjeçari, policia jep hollësi

08:22, 28/10/2020
A+ Aa A-

Një person i pajetë është gjetur mëngjesin e kësaj të mërkure në Elbasan.

Burime bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 5 Maji, ku një person është gjetur pa shenja jete. Bëhet e ditur se personi që u gjet i pajetë është Rasim Sinani, 50 vjeç.

Njoftimi:

Elbasan/ Informacion paraprak

Në lagjen "5 Maji", Elbasan, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi R.S., 50 vjeç. Nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga një arrest kardiak.

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco