Ekzekutimi i 50-vjeçarit/ Pyetet edhe ish-dhëndri, dyshimet e policisë

Ekzekutimi i 50-vjeçarit/ Pyetet edhe ish-dhëndri, dyshimet e policisë

20:12, 27/10/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së hënës në qytetin e Fierit, ku një person ende i paidentifikuar ka qëlluar për vdekje me armë zjarri 50- vjeçarin, Ahmet Toska.

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:00, në lagjen “Sheq i Madh”. Shtetasi Ahmet Toska, banues në lagjen “Sheq i Madh”, është ekzekutuar vetëm pak metra larg banesës së tij, ndërsa dëshmitare okulare ka qenë gruaja e tij, e cila ka parë nga afër të gjithë skenën e krimit. Siç ka treguar vetë bashkëshortja e viktimës, autori i maskuar është larguar më vrap, ndërsa ulërimat e saj kanë alarmuar lagjen.

Viktima ishte duke përcjellë gruan e tij për në punë, ashtu si çdo ditë tjetër, ndërkohë që autori ende i paidentifikuar e ka qëlluar me armë zjarri nga afër, në kokë. Burimet nga Policia bënë të ditur se viktima punonte në një karburant si dhe merrej edhe me peshkim, ndërsa e shoqja punonte në furrë buke.

“Ishim duke shkuar në punë. Personi ishte me maskë. E qëlloi në kokë dhe u largua me vrap. Kërkova ndihmë nga fqinjët por ishte shume vonë”, ka thënë për Policinë gruaja, e cila është shfaqur në gjendje shumë të rënduar psikologjike.

Burime nga uniformat blu thanë për Panoramën se lidhur me këtë ngjarje është marrë në pyetje edhe ish-i fejuari i vajzës së viktimës. Kjo pasi, grupi hetimor dyshon se 50-vjeçari mund të jetë ekzekutuar si pasojë e ndonjë konflikti pas ndarjes së vajzës së tij.

Por, ky fakt pritet të hetohet nga Policia në vazhdim. Ndërsa zyrtarisht, nuk ka asnjë pistë se ku po hetohet kjo ngjarje e rëndë, e ngjashme me vrasjet mafioze. Menjëherë pas ngjarjes Policia bëri të ditur se ka ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit dhe se vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë Fier dhe FNSH-së Fier.

Policia dhe grupi hetimor kanë sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë për të zbardhur më shumë detaje lidhur me autorin. Viktima, Ahmet Toska, njihet si një person i qetë e punëtor dhe nuk ka precedentë të mëparshëm penal. Sipas dëshmisë së gruas, por edhe të banorëve të zonës, autori ka qenë i maskuar dhe është larguar në këmbë pa makinë, pasi nuk kishin parë asnjë mjet që të kalonte në atë orë.

Policia ka ngritur postblloqe në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit dhe ka nisur të kontrollojë të gjitha mjetet e dyshimta me të cilat mund të ketë lëvizur autori. Ky i fundit dyshohet se ka përfituar duke u fshehur nëpër rrugicat e lagjes “Sheq i Madh”, si dhe nga lëvizja e paktë e njerëzve në atë orë. 

Uniformat blu bënë të ditur se u është marrë dëshmia edhe disa fqinjëve të viktimës për të mësuar më shumë rreth dinamikës kur edhe ndodhi krimi. Këta të fundit janë shprehur se 50- vjeçari nuk është dëgjuar në asnjë moment të ketë konflikte me ndonjë person tjetër. Për këtë fakt, Policia thotë se zbardhja e kësaj ngjarje është e vështirë, pasi rrethanat janë misterioze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco