7 mësues të infektuar/ Mbyll dyert edhe një tjetër shkollë në vend

7 mësues të infektuar/ Mbyll dyert edhe një tjetër shkollë në vend

19:47, 27/10/2020
A+ Aa A-

Pas mbylljes së një shkolle në Kavajë për shkak të rasteve me Covid në mesin e stafit pedagogjik, një tjetër institucion arsimor në Korçë është mbyllur për të njëjtën arsye.

Mësohet se 7 mësues kanë rezultuar të infektuar me virusin vdekjeprurës në shkollën “Sotir Gurra” të qytetit të Korçës.

Për këtë arsye nesër nuk do të zhvillohet mësim pasi do të kryhet dezinfektimi i të gjitha ambienteve.

Pas rasteve pozitive, testit të tamponit i janë nënshtruar dhe anëtarët e tjerë të stafit të kësaj shkolle dhe përgjigjja e tyre pritet të dalë në ditët në vijim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco