Grabisnin shtëpi/ Pranga 4 shqiptarëve, mes tyre dhe 2 gra. Ja vendi ku fshinin sendet e vjedhura

Grabisnin shtëpi/ Pranga 4 shqiptarëve, mes tyre dhe 2 gra. Ja vendi ku fshinin sendet e vjedhura

19:10, 27/10/2020
A+ Aa A-

Në prangat e karabinierëve italianë kanë rënë katër shqiptarë midis dy tyre dy gra.

Sipas informacioneve, grupi udhëtonin në qytete të ndryshme të Italisë për të vjedhur unaza, orë, vathë, diamante, sende të tjera të çmuara dhe para në dorë për rreth 5 mijë euro, vjedhje të kryera në të paktën katër shtëpi.

Ata u kapën në flagrancë nga karabinierët e Compagnia di Civitanova Marche.

Ndërsa dy gratë shërbenin si vëzhguese jashtë, dy burrat hynin nëpër shtëpi për të plaçkitur sende me vlerë.

Malli i vjedhur, i cili korrespondonte me vjedhjet në katër shtëpi, ishte fshehur në një ndarje të veçantë në derën e majtë të automjetit, shkruan “Ansa”.

Në makinë, policia gjeti dy palë doreza, dy elektrik dore të lëvizshëm, një kaçavidë të madhe dhe telefona celularë të shumtë. I gjithë materiali u konfiskua dhe të arrestuarit u transferuan në burg në pritje të seancës së vlerësimit./ Panorama/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco