Dyshime se mund të lirohet/ Arrestohet miku i narkozyrtarëve, kërkohej për vrasje seriale dhe grabitje

Dyshime se mund të lirohet/ Arrestohet miku i narkozyrtarëve, kërkohej për vrasje seriale dhe grabitje

18:19, 27/10/2020
A+ Aa A-

Policia mësohet se ka arrestuar ditën e sotme në Vlorë një shtetas shumë të rrezikshëm, të identifikuar si Fatjon Isaraj.

Rastin e bën publik një qytetar që shkruan se ky person ka qenë shumë i kërkuar nga pala greke dhe ajo italiane, pasi ka bërë një seri vrasjesh dhe grabitjesh.

Ky i fundit shkruan se Isaraj është mik me zyrtarë të lartë, të cilët mund të influencojnë për lirimin e tij.

Rasti është bërë publik edhe nga ish-kryeministri Berisha, që shkruan se policia mund ta lirojë për shkak të lidhjeve të forta me narkozyrtarë.

‘Arrestohet nje vrases serial ne Kropisht te Vlores.

Dyshohet lirimi i tij per shkak te lidhjeve te forta me narkozyrtare!

Lexoni mesaxhin e qyteterit dixhital! sb

Mirmbrema i nderuar e i respektuar

Sote ne Kropishte te Vlores eshte Arrestuar i shum kerkuari nga pala greke dhe nga shteti Italian Fatjon Bardhok Isaraj i cili nga nderruar mbiemrin ne Niko Isaraj ,sote i jan gjetur ne banesen e tij 22kg kanabisativa dhe nje sër municionesh ne shtepin e tij ne kropishte

Do ti lutesha shum Policis se vlores qe ta verifikoj mire kete shtetas se ka ber seri vrasjesh ne itali e vjedhje ne greqi

Zoteria ne fjal eshte 36 vjec dhe zoteronte makinen e tipit te fundit Bmw x6 me te cilen trasportonte kanabis nga fshati ne vlore

Ju lutem respekte zoti Sali Berisha

Publikoje se mund ta lirojne mbasi ka miq te fort ne qeveri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco