Vrasja makabre e çiftit në Kretë/ Hetohej për shqiptarin, por zbulohet autori i vërtetë

Vrasja makabre e çiftit në Kretë/ Hetohej për shqiptarin, por zbulohet autori i vërtetë

16:57, 27/10/2020
A+ Aa A-

Në lidhje me vrasjen e një çifti në Chania, Kretë, media greke raportuan ditën e djeshme se ishte shpallur në kërkim një shqiptar, emri i të cilit nuk ishte bërë i ditur.

Por ditën e sotme, autoritetet greke i kanë dhënë një tjetër rrjedhë hetimit dhe kanë shpallur në kërkim një shtetas nga Bangladeshi për vrasjen e dyfishtë.

Mediat greke kanë zbardhur dëshminë e vajzës së 82-vjeçarit, i cili u gjet i copëtuar në një valixhe, ndërsa partnerja e tij ishte mbytur me një shami në shtëpi.

Vajza e Alexandros Alexandrakis, Maria e tronditur, përshkruan ortë që ajo nuk dinte asgjë për babin e sa dhe kur së bashku me policinë, pa njerkën e vrarë.

“Unë e thirra babanë tim dhe ai nuk u përgjigj thirrjeve të mia në telefon. Shtëpia ku ai jetonte me partneren e tij ishte me dritare të mbyllura dhe dhe e hutuar iu drejtova policisë. Pastaj, së bashku me policinë, ne thirrëm çelësabërësin dhe kur hapëm derën e shtëpisë të shtunën në mbrëmje, ku dhe gjetëm njerkën të vdekur.

Unë isha shumë e mërzitur, atëherë dyshova se diçka e keqe i kishte ndodhur babait tim. Ne po kontrollonim të gjithë shtëpinë, por babai im ishte zhdukur derisa policia e gjeti atë në shtëpinë ngjitur. Shtëpinë e kishte dhënë me qira për një shtetas nga Bangladeshi.

Jam shumë e tronditur nga vrasja brutale e babait tim dhe partneres së tij. Deri dje isha duke kërkuar babanë dhe e lutesha që të gjendej i gjallë dhe tani po kërkojmë vrasësin e tij”, thotë ajo.

Më tej vajza vazhdon: “Unë kisha një marrëdhënie shumë të mirë me babanë tim, unë rregullisht shkoja në shtëpinë ku ai jetonte me partneren e tij dhe në fakt, unë gjithashtu pashë Bangladeshianin që mori me qira shtëpinë ku u gjet trupi i tij.

Fatkeqësisht, partnerja e babait tim kishte disa para të cilat i kishte mbajtur në shtëpi, siç mësova më vonë dhe ajo me sa duket e zbuloi këtë fakt për Bangladeshin.

Ata kishin të njëjtin oborr me Bangladeshin dhe kur babait tim ose partneres së tij i duhej diçka, ata e thërrisnin atë për t’i ndihmuar. Kështu që ai i kishte njohur shumë mirë dhe shpesh vinte në shtëpinë e tyre për të bërë disa punë për ta.”

Babai im nuk kishte frikë prej tij sepse ai jeton për vite në Chania dhe punoi deri më tani ishte i papunë dhe po e vuante shumë u shpreh Maria, duke shtuar: “Dyshoj se ai i vrau të dy sepse vodhi paratë nga shtëpia.”/ Panorama/

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco