Rritet numri i të shtruarve tek spitali Covid 2

Rritet numri i të shtruarve tek spitali Covid 2

16:55, 27/10/2020
A+ Aa A-

Pacientët në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë janë shtuar po ashtu dhe të afërmit e tyre që presin jashtë dyerve të tij.

Harta e qyteteve të të infektuarve me koronavirus që kërkojnë ndihmën e mjekëve këtu është zgjeruar ndërsa mosha e të shtruarve në spital ka rënë.

‘Kam dhëndrin, është 40 vjeç. E kemi sjellë nga Pogradeci dhe sot po bën një javë. Kemi komunikuar nëpërmjet telefonit, por edhe me mjekun kemi komunikuar. Gjendja ka qenë e rënduar, por kemi shpresë’, shprehet ai.

Ndërkohë këta banorë të Yrshekut nuk e dinë ende në çfarë gjendje shëndetësore ndodhet nëna e tyre, të cilën na tregojnë se e shtruan në spital pas shumë vështirësive.

‘E sollëm nënë dhe ka tre ditë këtu. E mbajtën tek ‘Infketivi’ dhe pas 6 orësh i bënë analizat. Më pas na thanë që ose do e çojmë në shtëpi ose do e shtrojnë lart. Mjekët thonë se tani është në gjendje të rëndë. Nuk kemi asnjë numër telefoni asnjë gjë. Mjekët nuk na thonë asgjë. Të paktën të dimë si është dhe të mos shqetësohemi. Nëna nuk ka telefon me vetë, por duhet të na japin informacion infermierët’, tregojnë ata.

Për një konsultë me mjekët presin dhe të afërmit e atyre që për Covid-19 janë trajtuar në shtëpi.

‘Nuk kam ndonjë problem, por vetëm presim për një konsultë’, shprehet një tjetër qytetar.

Ndërsa familjarë të të shtruarve në spital janë në pritje të një fjale nga bluzat e bardha, të tjerë të sëmurë vijnë për të marrë ndihmën e tyre.

Ndërkohë nuk mungojnë as ata që lënë pas kangjellat e ‘Shefqet Ndroqit’ pasi ja kanë dalë ta mundin koronavirusin./abcnews

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco