280 nxënës dhe mësues të infektuar, mbyllen 14 shkolla nga Covid-19

280 nxënës dhe mësues të infektuar, mbyllen 14 shkolla nga Covid-19

16:32, 27/10/2020
A+ Aa A-

Për shkak të situatës epidemiologjike, disa shkolla në vend kanë pezulluar mësimin normal dhe kjo sipas autoriteteve për shkak të mungesës së disiplinës qytetare.

Këtë të martë, Kosova ka? regjistruar 197 raste të? reja me koronavirus dhe 3 jetë të tjera të humbura.

14 shkolla në Kosovë janë detyruar t’i zhvendosin orët e mësimit në internet pasi gati 280 nxënës dhe mësues po rezultojnë të infektuar me kovidin-19.

Lajmin për mbylljen e institucioneve arsimore e konfirmoi për “Radion Evropa e Lirë” Ministria kosovare e Arsimit dhe e Shkencës.

Shkollat e kryeqytetit, si “Don Bosko” apo “Faik Konica”, do të zbatojnë skenarin e mësimit të kombinuar në distancë dhe në klasa, të ndara sipas grupeve dhe javëve të caktuara.

Në javën e fundit, në Kosovë janë regjistruar mbi 1,300 raste të reja me koronavirus dhe 3 viktima të tjera vetëm ditën e martë.

Mosdisiplinimi i qytetarëve vërehet si shkaktar kryesor i përhapjes së infeksionit, thekson ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, edhe pse vendi paraqitet relativisht mirë me situatën epidemike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco