U ekzekutua në sy të gruas/ Përcillet në banesën e fundit 50-vjeçari nga Fieri, ja dy pistat e hetimit

U ekzekutua në sy të gruas/ Përcillet në banesën e fundit 50-vjeçari nga Fieri, ja dy pistat e hetimit

16:20, 27/10/2020
A+ Aa A-

Është përcjellë për në banesën e fundit 50-vjeçari Ahmet Toska, i cili u ekzekutua me plumb në kokë mëngjesin e djeshëm teksa përcillte gruan e tij për në furrën e bukës ku ajo punonte. 

Familjarët e viktimës nuk kanë pranuar të flasin, ndërkohë burime për mediat thonë se dy janë pistat e hetimit nga policia, hakmarrja dhe konflikti për pronat.

Sipas policisë, ka dyshime se 50-vjeçari Toska mund të jetë vrarë për hakmarrje pasi daja i tij ka kryer një vrasje para disa vitesh, ndërkohë pista e dytë e hetimeve është konflikti për pronat brenda familjes, pasi janë 4 fëmijë, dy nga nëna dhe dy nga babai.

Punonjësi i karburantit, 50-vjeçari Tosk njihej nga banorët si njeri i qetë dhe pa probleme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco