‘Largohu pak’/ Si u vra 50-vjeçari në sy të gruas, pistat e hetimit

‘Largohu pak’/ Si u vra 50-vjeçari në sy të gruas, pistat e hetimit

11:32, 27/10/2020
A+ Aa A-

Vrasja e 50-vjeçarit Ahmet Toska mund të jetë kryer nga vrasës me pagesë për pazare të prishura në Greqi në kohën kur ai ka qenë për disa kohë emigrant në tokën helene.

Burime konfidenciale policore pohuan faktin se fillimisht u dyshua se vrasja mund të ketë ndodhur për shkak të një lidhje të vajzës së tij, por kjo pistë hetimore është rrëzuar për shkak se ish-i dashuri i saj është paraqitur vet në polici dhe ka dëshmuar se çfarë dinte rreth kësaj ngjarje.

Pistat e tjera kanë qenë në lidhje me një vend pune ku punonte viktima në një kompani nafte, por kjo pistë dhe ajo e problemeve të pronësisë kanë rënë poshtë pasi janë diskutuar gjatë.

Burimet pohuan se viktima Toska ka qenë emigrant disa kohë në Greqi. Vrasja e tij mund të jetë kryer nga vrasës me pagesë për ndonjë pazar të prishur në tokën helene kur ai ka qenë në emigracion. Këtë fakt grupi hetimor e ka mbështetur tek mënyra e ekzekutimit me tre plumba në kokë e një në zemër.

Mësohet se bashkëshortja e viktimës ka pohuar kur është marrë në pyetje se ‘njëri më foli duke më thënë largohu pak’.

Shkuarja pranë viktimës me maska, ekzekutimi dhe largimi në këmbë ër afro 100 metra, tregon se autorët e kanë ndjekur prej kohësh viktimën dhe itinerarin që ai përshkruante çdo ditë.

Sekuestrimi i afro 12 kamerave të sigurisë të bizneseve aty pranë vendit të ekzekutimit, por që nuk është konstatuar gjë konkrete, tregon se sa i sofistikuar ka qenë plani i ekzekutimit të 50-vjeçarit Toska.

Viktima në vendin ku jetonte njihej si person i qete, i respektuar, familjar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco