FOTO/ Shoferi shqiptar gjendet i vdekur në kabinën e kamionit

FOTO/ Shoferi shqiptar gjendet i vdekur në kabinën e kamionit

22:01, 26/10/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është zbuluar ditën e sotme në Padova.

Trupi i pajetë i një shoferi shqiptar është gjetur në kamionin e parkuar në një shesh.

Mjeti i tonazhit të rëndë kishte disa ditë pa lëvizur dhe kjo ka lindur dyshime. Gjatë ditës së sotme është ndërhyrë për të hapur kabinën nga ana e zjarrfikësve.

Në shtratin e kabinës është gjetur i pajetë shoferi 45-vjeçar shqiptar. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhe karabinierët, të cilët kanë nisur hetimet.

Dyshimet janë që shqiptari të ketë vdekur për shkak të ndonjë ataku në zemër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco