Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

VIDEO/ Pamje të frikshme, ja si futen viktimat e Covid në qese të zeza mbeturinash

VIDEO/ Pamje të frikshme, ja si futen viktimat e Covid në qese të zeza mbeturinash

20:58, 26/10/2020
A+ Aa A-

Pamjet e tmerrshme që tregojnë rreth 50 kufoma të vendosura nëpër qese të zeza mbeturinash janë zbuluar në një morg të tejmbushur në Rusi.

Pamjet vijnë mes frikës se numri i vërtetë i Covid-19 në vend është trefishi më i lartë se numri i pranuar nga statistikat zyrtare. Ky është shembulli i dytë i pamjeve të tilla brenda një jave nga Siberia, video nga Novokuznets, nxjerr në pah trupat e grumbulluar njëri mbi tjetrin. Ndërkohë, në Rusinë jugore, kanë dalë detaje të reja të një incidenti në të cilin 13 pacientë të prekur nga koronavirusi vdiqën kur furnizimi i tyre me oksigjen mbaroi papritur.

Një punëtor i shokuar filmoi skenat e tmerrshme të morgut që tregonin dhjetëra trupa, të fshehura në një korridor dhe një dhomë që zakonisht përdorej për ekzaminime pas vdekjes.

Ky i fundit e quajti videon:“Një minutë në jetën e një morgu Covid në qytetin Novokuznetsk”. Nga ana tjetër, Ministria lokale e shëndetësisë në rajonin e Kemerovos konfirmoi vërtetësinë e videos.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco