Jahti i braktisur në det/ Ndalohet francezi, dyshimet e para

Jahti i braktisur në det/ Ndalohet francezi, dyshimet e para

20:36, 26/10/2020
A+ Aa A-

Policia e Lezhës ka shoqëruar gjatë ditës së sotme në komisariat një shtetas francez.

Shtetasi në fjalë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, dyshohet se ka udhëtuar me jahtin që u gjet i braktisur një javë më parë në zonën e Godullës në Kurbin.

Jahti u ankorua në portin e Shëngjinit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme nga prokuroria dhe policia e Lezhës, ndërkohë që nuk ka ende informacion se kush janë pronarët e tij.

Jahti dyshohet se u përdor për qëllime të transportit të lëndëve narkotike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco